Publikohen pamjet: Trevjeçarja shpëtohet 10 ditë pas tërmetit nga Shoqata e Kërkimit nga Kosova

Aktuale

Publikohen pamjet: Trevjeçarja shpëtohet 10 ditë pas tërmetit nga Shoqata e Kërkimit nga Kosova

Më: 14 shkurt 2023 Në ora: 19:29
Foto nga vendngjarja

Shoqata e Kërkim-Shpëtimit nga Kosova ka arritur që ta shpëtojë një trevjeçare nga rrënojat 10 ditë pas tërmetit.

Lajmi u konfirmua nga vet shoqata nëpërmjet një njoftimi në Facebook.

Kjo shoqatë ka publikuar edhe pamje nga momenti i shpëtimit të vajzës.

“Lajmi më i bukur që mundet me ardh sot në ditën e 10 pas termetit shpëtimi i vogëlushes 3 vjeçare nga pjestarët e Shoqatës”, thuhet në njoftim.

Si pasojë e tërmetit 7.8 shkallësh të 6 shkurtit, që tronditi Turqinë dhe Sirinë vdiqën mbi 35 mijë persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat