Gashi: Jemi shumë të zhgënjyer me koeficientin, po presim pagat e shkurtit pastaj vendosim

Aktuale

Gashi: Jemi shumë të zhgënjyer me koeficientin, po presim pagat e shkurtit pastaj vendosim

Më: 15 shkurt 2023 Në ora: 18:10
Ali Gashi

Ndryshe prej policisë, ajo e Administratës po vazhdon të analizojë situatën.

Ani pse ndjehen të zhgënjyer me koeficientin.

Por as nga kjo sindikatë nuk e mohojnë se mund të ketë veprime sindikale pas pagës së muajit shkurt.

“Ne jemi në kontakt edhe me federatat e tjera, të cilat e kanë një qëndrim të përafërt, dhe ne jemi ka shohim, ka e përcjellim situatën, por sinqerisht është një zhgënjim i paparë për zyrtarët publik duke marr parasysh që çmimet janë duke u rritur çdo ditë e më shumë, dhe këtë vlerë të koeficientit më së miri do e shpërfaq paga që do të merret, paga e shkurtit, atëherë që do e shohim situatën se si do të reflektojë, dhe si do të jetë qëndrimi i zyrtarëve publik”, shprehet Ali Gashi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Administratës se Kosovës.

Vlera monetare e koeficientit të pagave do të jetë 105 euro për vitin 2023, e 110 euro për vitin 2024.

Sipas Ligjit të pagave në sektorin publik, koeficientin më të lartë e ka pozita e presidenit – 18 – që i bie që paga e presidentit është 1.890 euro.

Ligji për Pagat në Sektorin Publik ishte miratuar në dhjetor të vitit të kaluar me 63 vota për. Deputetët e tri partive opozitare, PDK, LDK dhe AAK, nuk morën pjesë ndonëse ishin të pranishëm në sallën e Parlamentit. Kritikat e tyre lidheshin kryesisht atëherë me mos-caktimin e vlerës së koeficientit.

Në vitin 2020 Gjykata Kushtetuese e Kosovës e kishte shpallur të pavlefshëm ligjin e atëhershëm për pagat në sektorin publik. Sipas vendimit të asaj kohe, ky ligj nuk ishte në përputhje me 11 nene të Kushtetutës së Kosovës.

Paga minimale në Kosovë aktualisht është 130 deri në 170 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat