Akuzat e Haki Abazit ndaj Ministres Haxhiu, kjo është përgjigjja e saj për zhdukjen e provave të rastit Dehari

Aktuale

Akuzat e Haki Abazit ndaj Ministres Haxhiu, kjo është përgjigjja e saj për zhdukjen e provave të rastit Dehari

Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 12:45
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas akuzave të deputetit Haki Abazi në lidhje me zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit.

Haxhiu tha se i kanë deklaratat në institucionet e Koosvës për ngjarjen në fjalë.

“Unë dhe zëdhënësi im kemi dhënë deklaratat për institucionet e Kosovës për të gjitha  informacionet që i kemi” tha Haxhiu.

Haki Abazi në një konferencë për media sot tha se ekzistojnë video incizime që dëshmojnë zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit.

Ai ka akuzuar rëndë partinë e tij në pushtet, duke thënë se ekzistojnë video-incizimet ku shihet se kush i ka zhdukur mostrat e aktivistit Astrit Dehari.

Deputeti i VV-së thotë se edhe kryeministri Albin Kurti e Ministrja Haxhiu duhet të merren në pyetje nga Prokuroria për rastin.

“Video incizimet janë ato që duhet t’i kërkoni për të konfirmuar se kush ka zhdukur mostrat e rastit Dehari. Pytjet e mia që kam shtruar dhe diskutimet që kam berë, kanë sjellur te shkarkimi dhe anatemimi brenda VV-së. Shkarkimi im është minor, kundrejt borxhit që kemi me sqaru çka ka ndodh me rastin e Astrit Deharit. Si është e mundur që në pushtetin e VV-së të zhduken mostrat, dhe Kurti të mos e thotë asnjë fjalë për këtë çështje. Nuk mund të rrim të heshtur përballë një procesi të tillë. Instituti i Mjekësisë ligjore është i monitoruar 24 orë, dihet qartë se kush ka hyrë te frigoriferi dhe ka nxjerrë mostrat të cilat kanë qenë të vendosura nën mostrat tjera”, tha Abazi në konferencë para gazetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat