Edhe Iowa shpall 17 shkurtin Ditë të Pavarësisë së Kosovës

Aktuale

Edhe Iowa shpall 17 shkurtin Ditë të Pavarësisë së Kosovës

Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 15:10
Ilustrim

Shteti amerikan, Iowa, ka shpallur ditën e 17 shkurtit si Ditë të Pavarësisë së Kosovës.

Ky vendim u mor nga Guvernatorja e këtij shteti që përbën Shtetet e Bashkuara, Kim Reynolds.

Kjo u njoftua nga Konsulata e Republikës së Kosovës në Iowa.

“Sivjet do të festojmë së bashku 15 vjetorin e Pavarësisë si dhe 10 vjetorin e Partneritetit në mes dy vendeve. Kosova është e bekuar me miqësinë e përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Urime populli i Kosovës nga populli i Iowa”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, ditë më parë, edhe një shtet tjetër i SHBA-së, Kansas, ka shpallur 17 shkurtin si Ditë të Pavarësisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat