“Si duket në Kosovë pranvera sivjet do të vijë më herët”, fjalia e Albright që Sejdiu e mban si udhërrëfyes

Aktuale

“Si duket në Kosovë pranvera sivjet do të vijë më herët”, fjalia e Albright që Sejdiu e mban si udhërrëfyes

Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 21:58
Fatmir Sejdiu

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu flet për një fjalim të ish-sekretares së ShBA-së, Madeleine Albright, e të cilën thotë se e mban si udhërrëfyes.

“Si duket në Kosovë pranvera sivjet do të vijë më herët”, ishte fjalia e Albright për të cilën flet Sejdiu.

Sipas tij, fjalia e Albright ishte apel për ndërhyrje në kohën kur u ngritën tensionet në Kosovë.

“Në momentin kur u ngritën tensionet kaq lartë, ngjarjet në Kosovë dhe tragjeditë e përjetuara dhe ajo lëshon një fjali shumë interesante që unë e mbaj si udhërrëfyes për të sqaruar ato që kanë ndodhur atje “Si duket në Kosovë pranvera sivjet do të vijë më herët”. Me fjalë të tjera ishte një apel, ishte një urgjencë e domosdoshme e ndërhyrjes dhe do të ndërhyrë me forcat e armatosura”, ka deklaruar Sejdiu.

Në vitin 2006, Fatmir Sejdiu mori postin e presidentit të Kosovës. Ai ishte kandidati i vetëm i propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), duke vazhduar kështu mandatin e ish-kryetarit Ibrahim Rugova deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat