Maloku: Akademikët e ASHAK-ut, e meritojnë një “certifikatë” mbi varfërinë e mendjes

Aktuale

Maloku: Akademikët e ASHAK-ut, e meritojnë një “certifikatë” mbi varfërinë e mendjes

Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 23:26
Fadil Maloku

Profesori i Sociologjisë, Fadil Maloku, përmes një shkrimi, ka kritikuar Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës duke thënë se ata gjatë gjithë jetës së tyre kanë shkruar broçkulla.

Sipas tij, akademia nuk drejtohet nga dija dhe meritokracia, por nga klanet partiake.

"Virusi i kritikës akademike, realisht është domeni që më së shumti mund ta ndihmoj “arratisjen” e kësaj shoqërie nga klishetë e marrëzisë dhe obskurantizmit . Ngase, ata me dioptrinë e tyre largpamëse, realisht (apo të paktën do të duhej!) i “detektojnë” më lehtë, si rreziqet, ashtu edhe profitet eventuale të shtetit dhe kombit.

Por, kur kjo “dioptri” sociale, vjen nga një institucion që (buxhetit tonë, i kushton me 1 milion€ në vit!!!) për çdo vit propozon kandidat dhe anëtarë që gjatë gjithë jetës së tyre kanë shkruar vetëm broçkulla studime, pra propozon “dijetar” me prejardhje krahinore, partiake dhe sish ideologjike, e jo sish, të domenit të meritokracisë shkencore, atëherë rezervimi publik, për një dioptri dhe skanim të tillë kuturu, bëhet kogja problematik dhe interesant…”, – ka shkruar Maloku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat