Rrusta e PSD-së shpërndan pikturën ku Kurti e Vuçiq puthen “vëllazërisht”

Aktuale

Rrusta e PSD-së shpërndan pikturën ku Kurti e Vuçiq puthen “vëllazërisht”

Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 12:11
Rrusta ka shkruar “tronditëse” kur e ka shpërndarë pikturën.

Aktivistja e Partisë Socialdemokrate, Teutë Rrusta në profilin e saj në “facebook” ka shpërndarë një pikturë të një artisteje me emrin “Orange Girl” ku shihen duke u puthur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me presidentin e Serbisë Aleksander Vuçiq.

Rrusta ka shkruar “tronditëse” kur e ka shpërndarë pikturën.

Artistja që e ka realizuar pikturën ka shkruar se historia njeh puthjet e vëllazërisë dhe tradhëtisë dhe ka pyetur se a do të jetë kjo puthe një ndër to.

“Nga puthja pritet solemnitet dhe përnaltësim. Puthja është shprehje, por asnjëherë neutrale. Ajo merr kuptim varësisht kontekstit, ku dhe pse jepet.Historia shënon në arkiven e saj puthje nga momente dhimbjeje e lamtumirëse. Por historia njeh edhe puthjet e vëllezërisë apo edhe tradhëtisë. A do të jetë edhe kjo njëra ndër to?Dimensionet e pikturës: 3mx1.60m, pëlhurë”, shkruan në profilin e artistes “Orange Girl”.

“Puthja vëllazëre socialiste” ka qenë një forme e veçantë e përshëndetjes. Një pikturë e ngjajshme ishte realizuar në Murin e Berlinit e ku figura kryesore ishin lideri sovietik Leonid Berzhnev dhe lideri i Gjermanisë Lindore Erich Honecker.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat