Kurti: Republika jonë erdhi nga lufta e lavdishme e ushtarëve të UÇK-së

Aktuale

Kurti: Republika jonë erdhi nga lufta e lavdishme e ushtarëve të UÇK-së

Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 12:32
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova u bë shtet i pavarur në krah të luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në Kuvendin e Kosovës ka thënë se liria erdhi edhe ndihmën e ndërkombëtarëve, të cilët tha ai, i qëndruan afër Kosovës përgjatë gjithë rrugëtimit deri sot.

“Në një kohë të vështirë politikisht ku jo vetëm politikanët dhe diplomatët por edhe teoricienët politikë besonin se kishte përfunduar epoka e shtetndërtimeve në Evropë, në Ballkan u krijua edhe një republikë parlamentare e mirëfilltë. Akti i deklarimit të pavarësisë së Kosovës shënon hapjen e një kapitulli të pakthyeshëm në historinë moderne të Kosovës”.

Kurti shtoi se nuk mund të harrohen edhe të burgosur politikë e mësimdhënës që i kontribuuan shtetndërtimit dhe ardhjes së pavarësimit.

“Krijimi i republikës erdhi pas 666 shekujsh të kaluar nëpër burgje nga mijëra të burgosur politikë, siç erdhi nga gjenerata mësimdhënësish që shkolluan breza të tërë në frymën e atdhedashurisë. Republika jonë erdhi nga lufta e lavdishme e ushtarëve të UÇK që me luftën e tyre të drejtë arritën t’i përfshijnë edhe aleatë ndërkombëtare që më 1999 na ndihmuan të çlirohemi nga Serbia pushtuese”, ka përfunduar Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat