Krasniqi: Perëndimi mund ta ruajë eperësinë ndaj ortodoksisë vetëm me shqiptarët muslimanë

Aktuale

Krasniqi: Perëndimi mund ta ruajë eperësinë ndaj ortodoksisë vetëm me shqiptarët muslimanë

Më: 18 shkurt 2023 Në ora: 15:15
Milazim Krasniqi 

Profesori universitar, Milazim Krasniqi ka thënë se në një Kosovë të deshqiptarizuar e të deislamizuar do të triumfojë përsëri ortodoksia sllave.

Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se fitorja e Kosovës mbi pansllavizmin ka qenë diçka e jashtëzakonshme.

Tutje, ai thotë se epërsia e Perëndimit ndaj ortodokësisë mundet të ruhet vetëm përmes shqiptarëve muslimanë në Ballkani Perëndimor.

“Fitorja e Kosovës mbi pansllavizmin ka qenë dhe mbetet spektakulare. Kosova ka mbijetuar në atë ballafaqim të pabarabartë dhe është aftësuar të luftojë për identitetin, lirinë dhe pavarësinë e vet. Prandaj, tash mundet edhe më lehtë të mbrohet jo vetëm nga rreziku i armiqve po edhe nga projektet hileqare të miqve. E sigurt është se në një Kosovë të deshqiptarizuar e të deislamizuar, sërish do të triumfonte ortodoksia sllave, sepse Perëndimi pa shqiptarët e Kosovës, shumica absolute e të cilëve janë muslimanë, nuk ka asnjë shans të ruajë fitoren mbi ortodoksinë dhe pansllavizmin këtu”, ka shkruar Krasniqi.

“Bile, pa fuqizimin e Kosovës si shtet, pa shndërrimin e saj në një “Izrael të vogël” në rajon, Perëndimi nuk e ka të sigurtë se mund ta ruajë epërsinë strategjike ndaj Rusisë as në Shqipëri e Maqedoni, e aq më pak ta mbajë në darë Serbinë rusofile”, vazhdon ai më tej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat