Presidentja Osmani takon Presidentin e Letonisë

Aktuale

Presidentja Osmani takon Presidentin e Letonisë

Më: 18 shkurt 2023 Në ora: 17:46
Foto nga takimi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih, është takuar me Presidentin e Republikës së Letonisë, Egils Levits.

Presidentja Osmani ka falënderuar Presidentin Levits për angazhimin e tij dhe mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën në skenën ndërkombëtare, përfshirë në proceset e anëtarësimit në strukturat euroatlantike dhe organizata të tjera ndërkombëtare, ndërsa ka theksuar se Letonia mbetet mike dhe aleate e fortë e Republikës së Kosovës.

Presidentja e informoi Presidentin Levits mbi situatën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe në rajon, si dhe zhvillimet e fundit në dialogun me Serbinë. Ajo tha se Kosova vazhdon të kontribuoj në mënyrë aktive në procese të paqes dhe stabilitetit.

Presidentja Osmani dhe Presidenti Levits u dakorduan për intensifikim të bashkëpunimit në muajt në vazhdim për ta avancuar procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, ku Letonia merr zyrtarisht Presidencën që nga muaji maj i këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat