Osmani: Paqja dhe siguria janë të qëndrueshme vetëm kur gratë janë të përfshira në vendimmarrje

Aktuale

Osmani: Paqja dhe siguria janë të qëndrueshme vetëm kur gratë janë të përfshira në vendimmarrje

Më: 18 shkurt 2023 Në ora: 20:23
Foto nga takimi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se çfarë ka folur në konferencën e Sigurisë në Mynih, saktësisht në panelin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Osmani ka bërë të ditur se gjatë kësaj ka thënë se paqja dhe siguria janë të qëndrueshme vetëm kur gratë janë të përfshira në të gjitha proceset e vendimmarrjes.

“Në Konferencën e Sigurisë në Mynih në panelin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë diskutova për rolin vendimtar të grave të Kosovës në etapat e ndryshme të shtetndërtimit të vendit. Paqja dhe siguria janë të qëndrueshme vetëm kur gratë janë të përfshira në të gjitha proceset e vendimmarrjes dhe politikbërjes.” – ka shkruar Osmani.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka thënë se synimi i saj është që të shndërrohet në adresë strategjike për diskutime dhe projekte përmbajtjesore përmes Forumit ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

“Kosova është një sukses unik i zbatimit të Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë dhe synimi ynë është që të shndërrohet në adresë strategjike për diskutime dhe projekte përmbajtjesore përmes Forumit ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.” – ka përfunduar Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat