Berisha i LDK-së për Kurtin dhe Bislimin: Edhe e udhëheqin shtetin, edhe e injorojnë

Aktuale

Berisha i LDK-së për Kurtin dhe Bislimin: Edhe e udhëheqin shtetin, edhe e injorojnë

Më: 19 shkurt 2023 Në ora: 11:10
Anëtari i LDK-së, Anton Berisha,

Anëtari i LDK-së, Anton Berisha, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëkryeministrin, Besnik Bislimi.

Berisha ka shkruar në Facebook se Kurti e Bislimi po e injorojnë shtetin të cilin e udhëheqin.

Ai ka thënë se Kurti nuk ka dhënë asnjë intervistë për mediet kosovare teksa Bislimi nuk ka respektuar himnin e Kosovës. 

“Tash, ose shteti nuk është normal, ose sjelljet e udhëheqësve nuk janë normale. Në një shoqëri normale të dyja bashkë nuk shkojnë.” – ka shkruar ai. 

Postimi i plotë i tij:

Edhe e udhëheqin shtetin, edhe e injorojnë. 

Në Festën e Pavarësisë së Kosovës, Albin Kurti jep dhe i vetëreklamon intervistat e dhëna, e aty asnjë intervistë medias së shtetit të Kosovës, kryeministër i së cilës është!

Në aktivitetet shtetërore për shënimin e 15-vjetorit të Pavarësisë, zv.kryeministri Besnik Bislimi injoron intonimin e himnit të Kosovës!

Tash, ose shteti nuk është normal, ose sjelljet e udhëheqësve nuk janë normale. Në një shoqëri normale të dyja bashkë nuk shkojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat