Edita Tahiri: Macron e Scholz t’i thonë Vuçiqit ta pranojë Kosovën - ja si mund ta bindin

Aktuale

Edita Tahiri: Macron e Scholz t’i thonë Vuçiqit ta pranojë Kosovën - ja si mund ta bindin

Më: 19 shkurt 2023 Në ora: 12:02
Ish-negociatorja Edita Tahiri

Ish-negociatorja Edita Tahiri, sot ka deklaruar se presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz duhet t’i thonë presidentit serb, Aleksandar Vuçiq që ta pranojë Kosovën.

“Mendoj që Macron dhe Scholtz duhet t’i thonë Vuçiqit ta pranoj Kosovën me shembujtë e tyre se Franca e ka pranuar pavarësinë e Algjerisë dhe Gjermania ka pranuar fajësinë nga lufta me Francën. Këto janë shembujë botëror që kanë sjellur paqe”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Kryeministri Albin Kurti, dje, në kuadër të Konferencës së Mynihut, ka zhvilluar takim edhe me përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell dhe Përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Në takim është diskutuar për procesin e dialogut dhe propozimin evropian, të iniciuar nga Franca dhe Gjermania dhe të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Italia. Po ashtu, është folur edhe për takimin e radhës në Bruksel të thirrur për 27 shkurt nga Bashkimi Evropia

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat