Eksperti i sigurisë vjen me një pyetje publike për presidenten Osmani!

Aktuale

Eksperti i sigurisë vjen me një pyetje publike për presidenten Osmani!

Nga: M.H. Më: 19 shkurt 2023 Në ora: 16:04
Presidentja, Vjosa Osmani

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala përmes një postimi në Facebook ka shkruar në lidhje me takimet që presidentja Osmani ka bërë me dy komandantët e NATO-s.

Sipas tij, është në rregull në aspektin politik, mirëpo nëse e analizojmë në anën e sigurisë atëhere presidentja është dashur të shoqërohet nga Atasheu ynë në Gjermani apo Komandanti i Forcës, përcjell “Bota sot”.

Pse nuk është ftuar nga Presidenca në ketë konferencë as një nga pjestarer e FSK-së, bën pyetje ndër të tjera Shala.

Postimi i plotë

Komandanti Suprem i Kosovës në konferencën e München-it.

Interesant një fakt që duhet analizuar jo nga konteksti politik por nga ai i sigurisë.

Në konferencën MSC që është mbajtur ketë vikend , përfasuësia e Kosovës ( Zonja Osmani -Presidente )

është takuar me dy komandanta të NATO :

️Gjeneralin Christopher Cavoli, Komandant Suprem i Forcave Aleate për Evropë (SACEUR) në NATO,

Admiralin Stuart B. Munsch, Komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli.

Nga konteksti politik në rregull por në aspektin e protokollit pse nuk është e shoqëruar nga Átasheu ynë në Gjermani apo Komandanti i Forcës pse ?

Pse nuk është ftuar nga Presidenca në ketë konferencë as një nga pjestarer e FSK-së

( Në evenimente të tilla zakonisht kreu politik i ushtrisë shoqërohet nga Athasheu , Oficeri në zyre që shërben si këshilltar ushtarak i saj , zv.Komandanti , Komandanti ?

Pra ,

Le të shpresojm që politikën e sigurisë ka mund të shtyej para që sepaku të na realizohet në 2028 dëshira dhe aspirata e jonë ........

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat