Armend Muja reagon pas deklaratës nxitëse të ambasadorit serb: Shqiptarët janë në momente kritike historike

Aktuale

Armend Muja reagon pas deklaratës nxitëse të ambasadorit serb: Shqiptarët janë në momente kritike historike

Më: 19 shkurt 2023 Në ora: 18:30
Deputeti i Vetëvendojes, Armend Muja

Deputeti i Vetëvendojes, Armend Muja, ka kritikuar ambasadorin serb në ShBA, Marko Gjuriq, për përdorimin e termit “Bota Serbe”.

Me anë të një statusi në Facebook, Muja ka shpjeguar se çfarë nënkupton sipas tij termi “Bota Serbe” dhe nga është inspiruar. 

“Marko Djuriç, ambasador i Serbisë në SHBA, paska thënë që serbet janë në një moment vendimtar për të vendosur fatin e tyre në hapësirat e ish-Jugosllavisë (Botën Serbe). Ćka është Bota Serbe? Projekt etno-nacionalist i modeluar sipas Botës Ruse, rijetësuar nga Putin në vitin 2007. Në kontekstin ballkanik kjo doktrinë nënkupton bashkimin e serbëve në një hapësirë të përbashkët gjuhësore, fetare, ekonomike dhe politike me qendër në Beograd. Bota Serbe, gjykuar nga shembulli rus, kërkon një udhëheqës të përbashkët politik, stil autokratik të qeverisjes për të sheshuar deivergjencat dhe stil tradicional jetese në dëm të lirive individuale”, ka shkruar Muja. 

Tutje, ai ka deklaruar se Asocoacioni i komunave me shumicë serbe dhe Open Ballkan janë projekte në favor të “Botës Serbe”.

Postimi i plotë

Marko Djuriiç, ambasador i Serbisë në SHBA, paska thënë që serbet janë në një moment vendimtar për të vendosur fatin e tyre në hapësirat e ish-Jugosllavisë (Botën Serbe). Ćka është Bota Serbe? Projekt etno-nacionalist i modeluar sipas Botës Ruse, rijetesuar nga Putin në vitin 2007. Në kontekstin ballkanik kjo doktrinë nënkupton bashkimin e serbëve në një hapësirë të përbashkët gjuhësore, fetare, ekonomike dhe politike me qendër në Beograd. Bota Serbe, gjykuar nga shembulli rus, kërkon një udhëheqës të përbashkët politik, stil autokratik të qeverisjes për të sheshuar deivergjencat dhe stil tradicional jetese në dëm të lirive individuale.

Republika Srpska, Zajednica dhe zhvillimet në Mal të Zi janë nën-produke të komponentës territoriale tê Botës Serbe për aq sa lejon e drejta ndërkombëtare. Open Balkan është komponenta ekonomike e Botës Serbe. Vućić është cari, udhëheqësi politik në rendin autokratik. Kërkesat për statuse të veçanta për Kishën Serbe janë mini-projekte për shkoqitje shpirtërore të serbëve që jetojnë në shtete tjera. Forcat paramilitare (Wagner/Night Wolves) janë kalorsit e Botës për zbatuar këto projekte. Tranzicioni nga ‘hapësirë’ në territor/aneksim në rastin rus ka zgjatur nga viti 2007 deri ne vitin 2014 në Krime përmes forcave paramilitare dhe 2022 përmes ushtrisë së rregullt.

Edhe Ballkani dhe shqiptarët janë në momente kritike historike. Beteja jonë është për botën euro-atlantike, tregun e përbashkët rajonal/evropian, NATO, demokraci dhe liri individuale. Projektet neo-fashiste duhet të dënohen dhe parandalohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat