​Mehaj: Heronjtë shpëtuan jetë njerëzore dhe treguan nivel të lartë profesionalizmi

Aktuale

​Mehaj: Heronjtë shpëtuan jetë njerëzore dhe treguan nivel të lartë profesionalizmi

Më: 20 shkurt 2023 Në ora: 22:06
Nderimi i ushtarëve të FSK-së

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka lavdëruar punën angazhimine saktificën e pjesëtarve të kontigjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës të cilët për disa ditë me rradhë shërbyen nëoperacionin e kërkim-shpëtim në Turqi.

Ata të hënën në mbrëmje janë kthyer në Kosovë dhe janë pritur me nderime.

“Me Kryeministrin Kurti, Gjenerallejtënant Jasharin dhe Ambasadorin e Republikës së Turqisë, Tunç Angili, pritëm 39 pjesëtarë të kontigjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës nga 42 në total, të cilët për disa ditë me rradhë shërbyen në operacionin e kërkim-shpëtim në Turqi”, ka thënë Mehaj.

Ministri Mehaj ka thënë po ashtu se këta janë krenaria jonë, heronjtë tanë që përveçse shpëtuan jetë njerëzore treguan edhe nivel të lartë profesionalizmi.

“Sonte së bashku me Kryeministrin Kurti, Gjenerallejtënant Jasharin dhe Ambasadorin e Republikës së Turqisë, Tunç Angili, pritëm 39 pjesëtarë të kontigjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës nga 42 në total, të cilët për disa ditë me rradhë shërbyen në operacionin e kërkim-shpëtim në Turqi.

Rastet e tilla të fatkeqësive janë momentet të cilat përcaktojnë miqtë dhe karakterin e vërtetë të secilit, dhe në këtë rast, gatishmëria e menjëhershme e pjesëtarëve të FSK-së për të ofruar ndihmën tuaj në operacionin e kërkim-shpëtimit miqve tanë turq, tregon për një fisnikëri e ndjenjë mirësie që tejkalon njerëzoren.

Këta janë krenaria jonë, heronjtë tanë që përveçse shpëtuan jetë njerëzore treguan edhe nivel të lartë profesionalizmi.

Çfarëdo fjale miradie nuk shpreh mjaftueshëm mirënjohjen ndaj ushtarëve tanë, megjithatë i falenderoj edhe një herë.

Puna e tyre flet shumë më shumë për ta se secili prej nesh.

Ndërsa ky rast tregon se dallimi ndërmjet kombeve është i papërfillshëm kur bëhet fjalë për jetët njerëzore, këtu lidhja mes shteteve bëhet më e fortë e shumë reale.

Këtë ndjenjë mirënjohje e pamë edhe sonte kur në mesin e familjarëve kishte edhe shumë qytetarë të komunitetit turk, të cilët nuk kishin familjar në mesin e ushtarëve tanë, por që shpirtërisht me këtë akt humaniteti të treguar nga ana e FSK-së, i ndjenin të afërt, e po i prisnin ashtu si nëna pret djalin, apo motra, vëllaun.

Ju jeni 42 heronjtë tanë, dhe krenaria jonë më e madhe!”, ka shkruar Mehaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat