I hakohet Facebooku deputetit Haxhi Avdyli, ja postimi denigrues i “hakerëve”

Aktuale

I hakohet Facebooku deputetit Haxhi Avdyli, ja postimi denigrues i “hakerëve”

Më: 20 shkurt 2023 Në ora: 23:36
Haxhi Avdyli

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Listës Guxo, Haxhi Avdyli ka njoftuar se i është hakuar llogaria e tij në rrjetin social Facebook.

Hakerët i kanë bërë postime të çuditshme ku thuhet se disa prej këngëtarëve serbë, kanë prejardhje shqiptare ose boshnjake.

“Të nderuar miq në 2 ditët e kaluara kam marr lajmërime për tentimin për hyrje ilegale në faqen time të facebook-ut.Si duket perkohësisht edhe ia kan dalë për ta hakuar faqen time dhe për të bërë edhe një postim. Postimi i fundit për këngëtarë serb me emra shqiptarë nuk është bërë nga unë.

Image
Postimi i Haxhiut, nga "hakerët"

Pas këtij postimi, jam lajmeruar, e kam marrë masa nga ekspertë të sigurisë kibernetike për ta rikthyer faqen në pronësi time.Tani faqja ime është e rikthyer.Ju faleminderit për mirëkuptim”, sqaron Avdyli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat