Ia hakuan profilin, deputeti i Guxo njofton se dy vietnamezë po ia administrojnë faqen “Haxhi Avdyli 16”

Aktuale

Ia hakuan profilin, deputeti i Guxo njofton se dy vietnamezë po ia administrojnë faqen “Haxhi Avdyli 16”

Më: 21 shkurt 2023 Në ora: 09:03
Haxhi Avdyli

Po vazhdon saga e deputeti nga radhët e Guxo, Haxhi Avdyli me problemet e llogarive të hakuara në Facebook. 

Tash Avdyli ka bërë një lajmërim edhe për faqen e tij “Haxhi Avdyli 16” që sipas tij, nga vjeshta e vitit të kaluara nuk e administron.

Ai ka bërë të ditur që sipas informacioneve, faqja e tij ka dy administratorë që janë nga shteti i Vietnamit.

“Ju ftoj që së paku të bëni Unlike apo edhe report.” – ka bërë thirrje Avdyli. 

Ndërkohë, të hënën mbrëma Avdyli ishte cak i sulmeve të profilit të tij në Facebook.

Shkrimi i tij:

Përveq profilit tim aktual në FCB, për 9 vite deri në vjeshtën e kaluar kam administruar edhe faqen Dr Haxhi Avdyli 16.

Në këtë faqe (Fan page) më nuk kam as qasje as mund të postoj, por as smundem ta mbyll dmth është si një faqe e huaj për mua. Nga informacionet e faqes shihet që kjo faqe ka dy administratorë nga Vietnami. Fatmirësisht nga humbja e qasjes në këtë faqe admistratorë e rinj nuk kanë bërë asnjë postim.

Por kjo sdo të thotë që nga kjo faqe në të ardhmen të ketë edhe postime apo edhe mesazhe, që do bëhen lajme për disa portale.

Përndryshe të gjitha mundësit i kemi provuar për ta rikthyer këtë faqe nën administrimin tim por deri më sot ishte e pamundur.

Ju ftoj që së paku të bëni Unlike apo edhe report.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat