PDK-ja e dërgon Projektligjin për Byronë në Gjykatë Kushtetuese

Aktuale

PDK-ja e dërgon Projektligjin për Byronë në Gjykatë Kushtetuese

Më: 21 shkurt 2023 Në ora: 13:05
Foto ilustrim

Partia Demokratike e Kosovës e ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese Projektligjin për Byronë Shtetërore.

Kështu ka bërë të ditur për teve1.info, koordinatori i Departamentit për Drejtësi në kuadër të Kabinetin e Qeverisjes së Mirë në PDK, Përparim Gruda.

Afati prej tetë ditësh për ta kontestuar këtë Projektligj ka përfunduar të hënën.

Pas kalimit të këtij afati, projektligji procedohet për shpallje tek presidentja e Kosovës brenda afatit prej tetë ditësh nga dita e marrjes së ligjit.

Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme është miratuar në lexim të dytë në Kuvendin e Kosovës më 9 shkurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat