Baraliu i bindur se Kurti do të veprojë kështu me Asociacionin: Ja çka tregon mungesa e takimit me Blinken

Aktuale

Baraliu i bindur se Kurti do të veprojë kështu me Asociacionin: Ja çka tregon mungesa e takimit me Blinken

Nga: A.Zh Më: 21 shkurt 2023 Në ora: 15:30
Bleron Baraliu

Analisti i çështjeve politike Bleron Baraliu, është shprehur i bindur se kryeministri Albin Kurti, nuk do të pranojë formimit e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ai ka thënë se meqënese Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndryshuan qëndrimin e tyre nga “marrëveshje me njohje në qendër në "njohje dikur në të ardhmen e pacaktuar”, edhe Kosova duhet të premtojë një asociacion dikur në të ardhmen e pacaktuar, përcjell Bota sot.

"Duke qenë se Blinken në letrën e fundit e ka ndryshuar 'pozicionimin amerikan' nga: "mutual recognition" (marrëveshje me njohje në qendër) në "eventual recognition" (njohje dikur në të ardhmen e pacaktuar)", edhe Kosova thjeshtë mund të premtojë një:

"eventual association (asociacion dikur në të ardhmen e pacaktuar)".

#reciprocitet #NoPasaran”, ka shkruar Baraliu në Facebook.

Në një postim tjetër, analisti ka kërkuar poashtu “zgjim” nga shqiptarët, pasi sipas tij, nëse ata nuk i dalin zot tokës së vet, askush nuk do të mërzitet për ta.

Reagimi i Baraliut:

Mungesa e takimit Blinken-Kurti në Mynhen na tregon mjaft gjëra me rëndësi të shtuar. Por, më së rëndësishmi na tregon se nëse shqiptarët nuk i dalin zot tokës së vet, askush nuk mërzitet për ta - sidomos as Amerika. Këtë e kemi kuptuar qysh më 1994, por si duket e kemi harruar me shpejtësinë e shpërndarjes së vajit në fertere të nxerë me kondukcion magnetik. 

Në anën tjetër, vizita e presidentit në moshë të shtyrë deri në front të luftës tregon se si respektohen ata që i dalin Zot fatit të vet me çdo çmim dhe pa kompromis. Ne jemi bërë sinonim i kompromisit. Kësaj valle i ka hyrë ngjeshur së fundmi dhe kryeminstri i ri, ani pse unë vazhdoj të besoj se ai në fund kurrsesi nuk do e pranojë Zajednicën e as 'Asociacionin' (pavarësisht se arsyet mund të mos jenë krejtësisht bujare...)

Megjithatë, mendoj se Albini mes tjerash po vuan edhe nga vetëbesimi i tepruar i stilit Rugova-Thaçi. Por edhe më shumë qartë po vuan edhe nga mungesa e burimeve njerëzore. 

Megalomania e liderëve shqiptarë që mendojnë se mund t’i zgjidhin të gjitha problemet të vetëm (rrethuar me shpatullrrahës të stilit 'bravo shef, ti je kingu'), është një sëmundje kronike në popullin tonë. Skënderbeu dhe Hasan Prishtina duket të kenë qenë anomali të thella në këtë mes. As Adem Jashari e Adem Demaçi nuk kanë qenë madje të painfektuar nga një lëngatë e këtillë...

Por, çmimi që ky defekt personaliteti mund ti kushtojë Shqipnisë, kam frikë, këtë vit mund të jetë edhe më i madh se në 35 vitet e lënë pas. Prandaj, lutem që të zgjohemi nga amullia dhe të marrim në dorë fatin tonë. Kjo duhet të fillojë duke dëshmuar se jemi të përkushtuar të marrim në dorë fatin tonë, pavarësisht çmimit që duhet të paguajmë.

Këtë duhet të fillojmë t'a bëjmë me urgjencë si në Prishtinë, Shkup, e Tiranë, ashtu edhe në Bruksel, Londër, Paris, e sidomos në Washington. Qielli i të ardhmes shqiptare po ngryset. Furtuna me kasolla nga kashta nuk përballohet.

#NoPasaran #lirimeçdoçmim

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat