Hoxha i përgjigjet akuzave të nënës së Astrit Deharit: S’kisha të drejtë ta vizitoja, rasti ishte në Prokurori Speciale

Aktuale

Hoxha i përgjigjet akuzave të nënës së Astrit Deharit: S’kisha të drejtë ta vizitoja, rasti ishte në Prokurori Speciale

Më: 21 shkurt 2023 Në ora: 22:47
Sylë Hoxha, nëna e Astrit Deharit

Ish-kryeprokurori Sylë Hoxha, në kohën e rastit të vdekjes së aktivistit të Vetëvendosjes, i është përgjigjur akuzave të nënës së të ndjerit Astrit Dehari, se ai nuk kishte komunikuar kurrë me djalin e saj.

Siç tha Hoxha në Rubikon, në atë kohë, me rastin e paraburgimit të Astrit Deharit, po merrej prokurori i caktuar nga Prokuroria Speciale, teksa ai vet, nuk ka pasur asnjë të drejtë ta vizitonte.

”Më vjen keq për nënën e të ndjerit Astrit”.

”E kuptoj se ajo është prind dhe e ka dhimbjen e mllefin, mirëpo nuk qëndrojnë ato akuza drejt meje – se unë e kam marrë në pyetje atë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat