Hodaj: ZPS nuk është e obliguar të njoftojë për bastisjet

Aktuale

Hodaj: ZPS nuk është e obliguar të njoftojë për bastisjet

Më: 22 shkurt 2023 Në ora: 18:11
Taulant Hodaj

Avokati i akredituar nga Gjykata Speciale, Taulant Hodaj në lidhje me bastisjen e banesës së Adil Behramajt, ish-këshilltarit të ish-presidentit Hashim Thaçi ka thënë se Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk e ka për detyrim në bazë të rregullores së procedurës së parë të njoftojë për bastisjet si në këtë rast.

Hodaj ka thënë se vetëm kur ka situata të jashtëzakonshme mund të bëhet kjo.

“Nuk e ka për detyrim në bazë të rregullores së procedurës së parë, pas çfarëdo veprimi dalin dhe tregojnë, i kanë informatat tepër strikte dhe kufizuese, e kanë bërë me urdhër të prokurorit kur ka situata të jashtëzakonshme ose marrin aprovimin e gjyqtarit për të bërë bastisje, prandaj mendoj se është bërë me urdhër të gjykatës”, ka thënë Hodaj.

Ai ka thënë tutje se në këtë rast mund të bëhet fjalë se është bastisur në lidhje me “gjykimin për krime lufte që po bëhet edhe ndaj ish-krerëve të UÇK-së ose për pengim të veprave penale kundër administrimit të drejtësisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat