Kusari zbulon bisedën e kamotshme me Thaçin, kur ishte vendosur reciprociteti me Serbinë

Aktuale

Kusari zbulon bisedën e kamotshme me Thaçin, kur ishte vendosur reciprociteti me Serbinë

Më: 22 shkurt 2023 Në ora: 22:43
Hashim Thaçi dhe Mimoza Kusari

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari ka zbuluar një bisedë mes saj dhe ish-kryeministrit Hashim Thaçi, kur në vitin 2011 ishin vendos masat e reciprocitet mes Kosovës dhe Serbisë.

Ajo tha se fillimisht vendimin e kishte marrë si ministre e Tregtisë, por që ishte kthyer prapa si i tillë.

Por, shtoi se së dyti ajo këtë vendim e mori si zëvendëskryeministre në kabinetin e Qeverisë Thaçi 1.

Ndër të tjera, ajo tregoi se Thaçi e kishte pyetur atë se a ka koordinuar këtë vendim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, konkretisht me ambasadës e ShBA-së në Prishtinë.

Ajo shpjegoi se i është përgjigjur Thaçit se e ka informuar ambasadën e ShbA-së për këtë vendim

“E mora vendimin për masat e reciprocitetit, vendim ky që kundërshtohej nga anëtarët e kabinetit të Thaçit, përfshirë dhe vetë kryeministrit Thaçi. E kam marrë vendimin dhe kam shkuar te kryeministri, kryeministër ky është vendimi. Është refuzuar herën e parë pasi e kam marrë vendimin si ministre e Tregtisë. Jam kthyer dhe e kam marr vendimin si zëvendëskryeministre. Atëherë, kryeministri ma ka bërë një pyetje ‘a e ki koordinuar me ShBA-të, këtë rast me ambasadën’. I kam thënë se i kam informuar, por që përgjigja ime për ambasadën se nëse ky vendim nuk kalon dhe s’miratohet në qeveri, atëherë s’kam pse të qëndroj në qeveri”, tha ajo.

Kusari-Lila sqaroi se për këtë vendim ka pasur kundërshtim për tri ditë me radhë nga ambasada e ShBA-së, por që më pas përmes koordinimit me KFOR-in, MPB-në dhe instancat e tjera është zbatuar ai vendim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat