Vdes pjesëtari i FSK-së dhe ish ushtar i UÇK-së në Zonën e Shalës

Aktuale

Vdes pjesëtari i FSK-së dhe ish ushtar i UÇK-së në Zonën e Shalës

Më: 23 shkurt 2023 Në ora: 08:42
Foto ilustrim

Ka vdekur njëri nga ish ushtarët më të dallur të UÇK-së në Zonënë Operative të Shalës, Shefki Pajaziti.

I ndjeri ishte pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ai që nga pas lufta ishte pjesë e TMK-së dhe tani veshi edhe uniformën e FSK-së duke shërbyer me nder dhe krenari në Mitrovicë.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë familjarët e tij përmes një postimi

Postimi i plotë:

Zoti i merr afër vetes ata që i do. E ti një pjesë të shpirtit tonë e more me vete, me ikjen tënde të papritur. Të pushoftë shpirti në Xhennet! Të qoftë i lehtë dheu i vendit që i shërbeve gjithë jetën Shefki Pajaziti!

Image
Shefki Pajaziti
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat