Vlerësohet bashkëpunimi Kosovë-Greqi në fusha të ndryshme

Aktuale

Vlerësohet bashkëpunimi Kosovë-Greqi në fusha të ndryshme

Më: 23 shkurt 2023 Në ora: 18:19
Foto nga takimi

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, u prit sot në Athinë nga homologu i tij, Kostas Fragoggianis, në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës të Greqisë.

MPJD ka bërë të ditur se dhjetë muaj pas nënshkrimit të Deklaratës së Synimeve nga të dy zëvendësministrat, u diskutua mbi të arriturat në marrëdhëniet e Republikës së Kosovës dhe Republikës të Greqisë, të mundësuara nga ky dokument. 

“Sot në Athinë, Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Kreshnik Ahmeti, u prit nga homologu i tij, z. Kostas Fragoggianis, në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës Helene të Greqisë. 

Dhjetë muaj pas nënshkrimit të Deklaratës së Synimeve nga të dy zëvendësministrat, u diskutua mbi të arriturat në marrëdhëniet e Republikës së Kosovës dhe Republikës Helene të Greqisë, të mundësuara nga ky dokument. U vlerësua lartë nënshkrimi i marrëveshjes mes Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Helene të Greqisë, për Programin e Mjekësisë Fetale, nëpërmjet së cilës zhvillohet kujdesi i specializuar për gratë shtatzëna, duke mundësuar dy bursa studimi për stafin mjekësor të Kosovës, pajisje të nevojshme dhe shkëmbim të përvojave për ndërtimin e strukturave të nevojshme përbrenda sistemit shëndetësor të Kosovës. 

Palët përshëndetën intensifikimin e marrëdhënieve tregtare mes të dyja vendeve dhe shqyrtuan mundësitë që jep Memorandumi i Bashkëpunimit mes KIESA dhe Enterprise Greece dhe Forumi i përbashkët Ekonomik, për vendosjen dhe thellimin e marrëdhënieve të kompanive të Kosovës dhe atyre greke, nga sektorët me interes të veçantë për të dyja palët. 

Zëvendësministrat e punëve të jashtme diskutuan edhe zhvillimet e fundit në Evropën Juglindore dhe nevojën e bashkëpunimit të shteteve demokratike për t’i bërë ballë ndikimeve autoritare në rajon. Z. Ahmeti falënderoi z. Fragoggianis për mbështetjen që Greqia i ka dhënë deri më tani synimeve multilaterale të Republikës së Kosovës dhe argumentoi nevojën e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes të dyja vendeve, duke njohur formalisht pavarësinë e Republikës së Kosovës, si një realitet të pakthyeshëm dhe të drejtë, siç është vërtetuar edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë”, thuhet në njoftimin e Zyrës së mediave në MPJD.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat