Gjenerali shqiptaro-amerikan i tregon Kurtit çka do të ndodhë, nëse e nënshkruan Asociacionin: Mos e bëni këtë tradhti!

Aktuale

Gjenerali shqiptaro-amerikan i tregon Kurtit çka do të ndodhë, nëse e nënshkruan Asociacionin: Mos e bëni këtë tradhti!

Nga: A.Zh Më: 24 shkurt 2023 Në ora: 09:41
Foto ilustrim

Gjenerali shqiptaro-amerikan Muharrem Maralusha, i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti, që të mos e nënshkruajë marrëveshjen për krijimin e Asocicacionit të Komunave me shumicë serbe.

Maralusha ka thënë se historia kurrë nuk do t’ia falë Kurtit, nëse e nënshkruan krijimin e “Zajednicës”.

Nëse Albini e jep aprovimin për krijimin e “Zajednicës” dhe e nënshkruan, historia kurrë nuk do t’ia falë.

Jo Zajednicës, jo dialogut me Serbinë. Nëse e bën këtë tradhti, Albini duhet ta lë amanet që të varroset afër Esat Pashë Toptanit”, ka thënë Maralusha përmes një postimi në Facebook, përcjell Bota sot.

Në një reagim tjetër, gjenerali i ka kërkuar Qeverisë së Kurtit, që të mos e pranojë as planin franko-gjerman.

“Shtati i shtatmadhësisë i ushtrisë serbe, është duke i përcjell me mikroskop zhvillimet ushtarake/operacionale në Ukrainë, duke menduar se një disfatë ruse është shumë e lidhur me fatin e ardhshëm të Serbisë.

Çdo disfatë ruse, është një disfatë serbe. Poashtu, i rekomandoj Qeverisë së Kosovës, që të mos ngutet sa i përket dialogut me Serbinë dhe pranimin e planit franko-gjerman “lëre ata le të shkojnë në ferr””, ka shkruar Muharrem Maralusha./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat