Tahiri: Pushtetarët janë hisedarë në aferën e Berishajt

Aktuale

Tahiri: Pushtetarët janë hisedarë në aferën e Berishajt

Më: 24 shkurt 2023 Në ora: 10:41
Abelard Tahiri

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se pushteti po e mbron ambasadorin Martin Berishaj.

Ai në një postim në facebook ka thënë se presidentja Osmani, kryeministri Kurti dhe ministrja Gërvalla, janë hisedarë në këtë aferë.

“Afera e Martin Berishajt, krye lajm në Slloveni dhe mediat rajonale, e “çuditërisht” krejt e pa vërejtur nga presidentja Osmani, kryeministri Kurti e ministrja Gërvalla.

Mbrojtja që pushteti ia ka bërë dhe po ia bën Martin Berishajt, është dëshmi në vetvete se këta pushtetarë janë thellësisht të përfshirë si hisedarë në këtë aferë”, ka shkruar Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat