Gjykata në Lubjanë përgënjeshtron gazetarin slloven në rastin e Berishajt

Aktuale

Gjykata në Lubjanë përgënjeshtron gazetarin slloven në rastin e Berishajt

Më: 24 shkurt 2023 Në ora: 12:55
Martin Berishaj

Gjykata e Qarkut në Lubjanë ka bërë të ditur se padia e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ndaj kryeredaktorit të Planet TV, Mirko Mayer, nuk është mbyllur ende ligjërisht.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e gjykatës, Anja Slak.

“Lidhur me pyetjen që ju i keni drejtuar Gjykatës së Qarkut në Lubjanë, 24/02/2023, lënda II K 45570/2022, ju përgjigjemi se lënda ende nuk është mbyllur ligjërisht”, është shprehur Slak.

Ndërsa, dje kryeredaktori i Planet TV, Mirko Mayer, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se gjykata në Slloveni në rastin e hapur nga Berishaj është refuzuar në shkallën e dytë.

“Kam dëgjuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë një deklaratë dhe ka shprehur dëshirën që drejtësia do të thotë fjalën e saj në rastin e Berishajt kundër Planet TV. E njoftoj se kjo dëshirë i është plotësuar dhe drejtësia tashmë ka vendosur. Rasti i hapur nga Berishaj është refuzuar nga gjykatë në shkallën e dytë”, shkroi dje Mayer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat