Bosnja fillon procedurat e ratifikimit për lëvizjen e lirë me Kosovën

Aktuale

Bosnja fillon procedurat e ratifikimit për lëvizjen e lirë me Kosovën

Më: 24 shkurt 2023 Në ora: 13:29
Ilustrim

Bosnja e Hercegovina e ka filluar procesin për ratifikimin marrëveshjes për lëvizje me letërnjoftim, me Kosovën.

Lajmin e ka konfirmuar këshilltarja në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Bosnjës, Lejla Haxhiq.

Sipas saj, marrëveshja fillimisht do të miratohet në Këshillin e Ministrave derisa pas saj, Presidenca do të kërkoj ratifikim nga Asambleja Parlamentare.

“Sipas Konkluzionit dhe Ekzekutimit të Aktit të Traktateve Ndërkombëtare dhe konkluzioneve përkatëse të Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Marrëveshja për Lirinë e Lëvizjes me Letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor është në procedurë miratimi para Këshillit të Ministrave.

Pas procedurës së miratimit, Ministria e Punëve të Jashtme do të iniciojë procedurën e ratifikimit, gjatë së cilës Presidenca e Bosnjë-Hercegovinës është kompetente të kërkojë miratim nga Asambleja Parlamentare”, ka thënë Haxhiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat