Ramabaja kërkesë NATO-s e BE-së: Hapi shpejt portat për Kosovën

Aktuale

Ramabaja kërkesë NATO-s e BE-së: Hapi shpejt portat për Kosovën

Më: 24 shkurt 2023 Në ora: 15:12
Analisti, Sadri Ramabaja

Analisti, Sadri Ramabaja ka shkruar për rastin e njëvjetorit të fillimit të luftës në Ukrainë.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se siguria dhe stabiliteti në Europën Juglindore mbeten tutje të kushtëzuar nga marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë.

Tutje, ai ka theksuar se Brukseli duhet që të fillojë hapjen e portave për Kosovën. 

“Në dritën e zhvillimeve në Ukrainë, në njëvjetorin e fillimit të fazës së dytë të luftës për pushtimin e plotë të saj, si objektiv i doktrinës Primakov, siguria dhe stabiliteti në Evropën Juglindore mbeten tutje të kushtëzuar nga marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, respektivisht nga imponimi që mund dhe duhet t'i bëhet Serbisë për pranimin pa kushte të planit franko-gjerman dhe me këtë njohjen de fakto të Republikës së Kosovës. Prandaj Brukseli [NATO dhe BE] duhet të fillojnë shpejt hapjen e portave për Kosovën”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat