Rasti i dhunimit të 11-vjeçares: Dënohen dy persona, një tjetër lirohet

Aktuale

Rasti i dhunimit të 11-vjeçares: Dënohen dy persona, një tjetër lirohet

Më: 24 shkurt 2023 Në ora: 16:02
Foto ilustrim

Sot është shpallur vendimi ku janë dënuar Ekrem Rexhepi dhe Gent Rexhepi, për rastin e 11 vjeçares e e cila dyshohet se është dhunuar nga pesë persona i kanë ofruar përkrahje, strehim dhe shërbime profesionale.

Sipas avokatit, Fitim Limani, i cili ka konfirmuar për Klankosova.tv, nga pesë persona, dy prej tyre janë dënuar:

Ekrem Rexhepi me 15 vjet burgim dhe Gent Rexhepi me 9 vjet burgim.

Derisa Limani ka thënë që Shkelqim Kamberi është liruar prej akuzës në mungesë të provave.

Njoftimi i Gjykatës:

Prishtinë 24 shkurt 2023 - Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për të Mitur ka shpallur sot Aktgjykimin në rastin ndaj 11 vjeçares, ashtu që ka bërë rikualifikimin e veprave penale dhe ndarjen e dispozitivëve për të përcaktuar përgjegjësinë penale për secilin nga personat e dyshuar. Gjykata nuk ka gjetur që e dëmtuara të ketë qenë e trafikuar apo viktimë e veprës penale të trafikimit me njerëz. 

I akuzuari E.R është shpallur fajtor për veprën penale Dhunimi dhe ndaj tij është shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej pesëmbëdhjetë (15) vjetëve, në të cilën llogaritet koha e kaluar në paraburgim. 

I mituri XH.S është shpallur fajtor për veprën penale Dhunimi dhe për veprën penale - Keqpërdorim i Fëmijëve në Pornografi dhe është dënuar me dënim me burgim për të mitur në kohëzgjatje prej tetë (8) viteve.

I mituri G.R është shpallur fajtor për veprat penale Dhunimi, Keqpërdorim i Fëmijëve në Pornografi dhe veprën penale Ndihmë në kryerjen e veprës penale Dhunimi dhe është dënuar me dënim me burgim për të mitur në kohëzgjatje prej nëntë (9) viteve.

I mituri G.J është shpallur fajtor për veprën penale Dhunimi dhe veprën penale - Keqpërdorimi i Fëmijëve në Pornografi dhe ndaj tij është shqiptuar dënim me burgim për të mitur në kohëzgjatje prej tetë (8) viteve. 

I akuzuari SH.K është liruar për veprën penale Shërbime Seksuale të viktimës së trafikimit.

Vetura e përdorur dhe telefonat e përdorur janë konfiskuar, ndërsa pala e dëmtuar është udhëzuar në kontest të rregullt juridiko civil.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat