Haradinaj: Mërgata jonë ka njerëz motivues, që kanë krijuar vlerë të shtuar kudo

Aktuale

Haradinaj: Mërgata jonë ka njerëz motivues, që kanë krijuar vlerë të shtuar kudo

Më: 25 shkurt 2023 Në ora: 11:31
Ramush Haradinaj sot ka udhëtuar për në Gjermani

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot ka udhëtuar për në Gjermani.

Ai ka potencuar se mërgata jonë ka njerëz motivues, që kanë krijuar vlerë të shtuar kudo që jetojnë.

“Në nisje të vizitës në Gjermani kisha kënaqësinë që bashkë me miq e bashkëpunëtorë të vizitojmë kompaninë 'Hazrolli', e themeluar nga vëllezërit Burim e Selim Hazrolli.

Kjo kompani ka arritur sukses të jashtëzakonshëm me veprimtarinë e saj, duke ofruar shërbime të ndryshme në lëminë e ndërtimtarisë në regjionin e Bajernit në Gjermani”, ka shkruar ai në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat