Deputetja e LDK-së ia numëron skandalet e kapjen e institucioneve Qeverisë Kurti

Aktuale

Deputetja e LDK-së ia numëron skandalet e kapjen e institucioneve Qeverisë Kurti

Më: 25 shkurt 2023 Në ora: 12:53
Rrezarta Krasniqi

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rrezarta Krasniqi i ka reaguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se për dy vite të qeverisjes së tij, nuk ka pasur asnjë skandal.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka përmendur skandalin e ambasadorit Martin Berishaj, ryshfetin me grante të zëvendësministrit të Zvillimit Rajonal dhe kapjen e Bordeve e televizionit publik.

Ndër të tjerash, Krasniqi e ka quajtur mashtrues Kurtin.

Postimi i plotë i saj.

Kryeministri Kurti paska deklaruar sot se në 2 vitet e qeverisjes së tij nuk ka ndodhur asnje skandal.

Mashtrues i llojit të vet!

REALITETI:  2 vjet Qeverisja Kurti – Skandale, nepotizëm, dështim, kthim mbrapa, zhgënjim e çka jo tjetër.

 Skandali Martingate!  – Afera më e madhe korruptive është ajo e ambasadorit të Republikës së Kosovës në Republikën e Kroacisë z. Martin Berishaj.

 E kapen RTK-në, BQK-në, Bordet e Ndërmjarreve Publike, etj..

 Detyruan mijëra të rinjë e të reja të braktisin vendin, pa shpresë për ditë më të mira, në mesin e tyre edhe policë, mjekë, ushtarë

 Ryshfet me grante nga zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal

 Shënuan rekord të importit të mallrave nga Serbia në 371 milion euro në vit!

 Shtrenjtim 100% i energjisë elektrike

 Shtrenjtuan produktet bazike prej 50%

 E mbyllur për media dhe përçarëse

 Nuk e ndërtuan asnjë çerdhe

 Nuk e ndërtuan asnjë banesë për çiftet e reja, por vetëm e rriten tatimin në pronë

 Nuk filluan punimet në asfaltim, Mitrovicë, Pejë, Gjilan, Gjakovë e Podujevë

 Nuk e sollen asnjë njohje të re të Pavarësisë së Kosovës

 Nuk ndodhi asnjë anëtarësim në organizatat ndërkombëtare…

Dështimi dhe skandalet do të vazhdojnë të thellohen në ditët në vijim, me qeverinë Kurthi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat