Dokumenti që tregon prejardhjen e Hasan Prishtinës dhe kush ishte truproja e tij

Aktuale

Dokumenti që tregon prejardhjen e Hasan Prishtinës dhe kush ishte truproja e tij

Më: 25 shkurt 2023 Në ora: 19:30
Nesim Ispahiu

Në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN”, këtë javë i ftuar ishte fotografi dhe poeti Nesim Ispahiu, që vjen nga komuna e Vushtrrisë e që është i lindur në vitin 1935, ku ka rrëfyer detaje për lashtësinë e Vushtrrisë dhe jo vetëm.

Ndër të tjera ai ka folur edhe për njërën ndër figurat kyçe të shqiptarëve, Hasan Prishtinën që ka po ashtu prejardhje nga qyteti i Vushtrrisë.

Gjithashtu, Ispahiu tregoi se kush ishte njeriu kyç i sigurisë së Hasan Prishtinës, duke treguar se i njëjti kishte punuar furrtar në Vushtrri.

“Ibrahim Kordhaku ka qenë katër vjet truproja kryesore e Hasan Prishtinës, ka punuar si furraxhi këtu në Vushtrri. Shumë kemi pas me të lidhje. Djali i tij është gjallë në Prishtinë. Hasan Prishtina i ka pasur lidhjet kryesore nga Vushtrria”, tha Ispahiu.

Ispahiu po ashtu foli edhe për zhurmën e madhe që bëhet për prejardhjen e Hasan Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat