Krasniqi: Sponsorët e Kosovës po duan që pikërisht Kurti ta nënshkruaj Asocicionin

Aktuale

Krasniqi: Sponsorët e Kosovës po duan që pikërisht Kurti ta nënshkruaj Asocicionin

Më: 26 shkurt 2023 Në ora: 12:30
Milazim Krasniqi dhe Albin Kurti

Analisti politik Milazim Krasniqi ka shkruar në lidhje me situatën e krijuar rreth bisedimeve me Serbinë, e pozicionit të Kryeministrit Kurti në këtë situatë.

Sipas Krasniqit, mjaftonte që Kurti të mos ushtronte terror kundër institucionëve, duke i bllokuar atëherë kur po tentohej një marrëveshje me Serbimë dhe sipas Krasniqit, aty do të ishte rasti që puna e Asociacionit të kryhej nga qeveritë e tjera.

Mirëpo në situatën që ndodhemi, sipas Krasniqit sponsorët e Kosovës po duan që pikërisht Albin Kurti ta nënshkruaj Asociacionin.

Postimi i plotë:

Po të ishte politikan i mençëm, Albin Kurti do t’i linte qeveritë pararendëse që ta kryenin edhe punën e Asociacionit. Mjaftonte të mos e bënte gjithë atë terror kundër institucioneve, duke i bllokuar. Po të ishin kryer këto punët e dialogut, Kurti mund ta merrte qeverisjen “me çelësa në dorë”, e jo me këto problemet që po e ngulfatin. Pra, Kurti po e paguan çmimin e destruktivitetit të vet. Sponsorët e Kosovës po duan që pikërisht Albin Kurti ta firmos Asociacionin. Siç iu imponua Ramushit pranimi i demarkacionit, po i imponohet Albinit firmosja e Asociacionit. Siç ka thënë ai i moçmi, i mençëm është ai që ia dinë hallin vetes, e jo ai që hyn në mal pa sakicë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat