Peci nga Dragashi: Partia Guxo po rritet, konsolidohet e zgjerohet

Aktuale

Peci nga Dragashi: Partia Guxo po rritet, konsolidohet e zgjerohet

Më: 26 shkurt 2023 Në ora: 21:11
Faton Peci

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci gjatë ditës së diele ka qëndruar pranë qytetarëve në dragash, ku ka thënë se opojanëve asnjëherë nuk u ka munguar guximi për tu angazhuar për Kosovën dhe për të punuar për të mirën e saj.

Peci ka thënë se kjo trevë i dha kombit figura të njohura të historisë dhe të sotmes.

“Dragashi është trevë e njerëzve të vyer e bujarë, si dhe një vatër e dëshmuar intelektuale. Opojarëve asnjëherë nuk u ka munguar guximi për tu angazhuar për Kosovën dhe për të punuar për të mirën e saj. Kjo trevë i dha kombit figura të njohura të historisë dhe të sotmes. Guximi vazhdon brez pas brezi. Kosova meriton më shumë.” – ka shkruar Peci.

Ai tutje ka thënë se partia e tij, Guxo, po rritet, konsolidohet e zgjerohet.

Partia Guxo po rritet, konsolidohet e zgjerohet. Sot mbajtëm Kuvendin Zgjedhor në Dragash dhe në krye të guximtarëve, me vota të 102 delegatëve u zgjodh inxhinieri Ardian Krasniqi. Energji të reja, motiv dhe frymëzim. Dragashi i është bashkuar komunave me ofertë serioze të Partisë Guxo, e cila për banorët e kësaj ane nuk është veç adresë, por mundësi dhe zgjidhje.” – ka shkruar ministri i Bujqësisë në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat