Çfarë ndodhi mbrëmë? U raportua për një zhurmë të madhe e të përçudshme në Prishtinë

Aktuale

Çfarë ndodhi mbrëmë? U raportua për një zhurmë të madhe e të përçudshme në Prishtinë

Më: 27 shkurt 2023 Në ora: 06:34
Prishtina

Një zhurmë e çuditshme është dëgjuar në orët e vona të së dielës në Prishtinë.

Sipas asaj që thonë qytetarët në rrjetet sociale, kjo zhurmë ishte aktivizuar dy-tri herë, në periudha të caktuara, por jo pandërprerë.

Ka qenë i shpejtë edhe reagimi i faqes kryeqytetase, Vrojtuesit e Lagjes.

"Zëra interesantë në qiell, 3/4 herë është duke bërë nga 30-40 sekonda, 2-3 minuta ndalet, prapë fillon".

Dikush tjetër ka pyetur ndjekësit e saj nëse të njëjtën zhurmë e kanë dëgjuar edhe ata, kurse një tjetër shprehte habinë, pasi në "flightradar" nuk figuronte asnjë aeroplan.

Në anën tjetër, dikush mendon se kjo zhurmë është krijuar nga një proces normal, ku valvulat lirojnë shtypje bajagi të madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat