Baraliu i bindur që Kurti nuk pranon asociacion mono-etnik: Nëse e bën, është akt tradhtie

Aktuale

Baraliu i bindur që Kurti nuk pranon asociacion mono-etnik: Nëse e bën, është akt tradhtie

Më: 27 shkurt 2023 Në ora: 07:06
Bleron Baraliu

Opinionisti, Bleron Baraliu, beson fuqishëm që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk do të pranoj nesër në Bruksel një asociacion me kompetencë ekzekutive.

“Albin Kurti nuk pranon kurrfarë marrëveshje që do ta ngriste asociacionin/zajednicaën në nivel ekzekutiv/monoetnik, psh si në verzionin FAS, apo që do të garantonte ekstraterritorialitet për kishën ortodokse (s*rbe)”, - ka shkruar Baraliu në llogarinë e tij në Facebook.

Në të kundërtën, sipas Baraliut kjo do të ishte një tradhëti kombëtare.

“Nëse e bënë këtë, siç po supozojnë disa, disa madje edhe me ngazëllim të gërditshëm të stilit 'm'dektë djali' sa për t'a parë Albinin të mekur, për mua kjo do të përbënte hiç më pak se një akt tradhëtie të pafalshme (një akt s'serbofilie', spp a ka quajt vetë kryeministri)”, - mendon ai.

Baraliu lutet që mos t’i bëhen pyetjet banale se a do ta justifikonte Kurtin në një rast të tillë.

“…prandaj, ju lutem, mos më bëni pyetje banale se a do ta justifikoja Albinin në një rast të këtillë. Jo vetëm Albini, por edhe Skënderbeu me u çu prej varri nuk guxon të nënshkruaj një zhbërje të tillë të pavarësisë së Kosovës. Ndoshta edhe guxon, por pastaj nuk guxon”, - ka thënë Bleron Baraliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat