Takimi në Bruksel, Shasha: Kurti fitoi betejën – e gjithë vëmendja do të kalojë këtu!

Aktuale

Takimi në Bruksel, Shasha: Kurti fitoi betejën – e gjithë vëmendja do të kalojë këtu!

Nga: A.M. Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 07:36
Albin Kurti

Gjatë ditë së djeshme, në Bruksel u mbajt takimi Kurti-Vuçiq.

E për këtë reagoi edhe Demush Shasha, drejtor në Institutin EPIK.

Ai përmes një postimi në Facebook, tregoi dy mënyra të interpretimit të asaj që ndodhi në Bruksel.

Sipas tij, së pari, në historinë e dialogut kjo natë do të konsiderohet si Nata e Konfuzionit të Madh dhe Kurti fitoj një betejë, por jo luftën.

“Por tani e gjithë vëmendja do të kaloj tek dakordimi i planit të zbatimit të marrëveshjes dhe tek kërkesa serbe për ngritje të Asociacionit. Pra me fjalë të tjera, sonte ndërkombëtaret i kanë hap një shteg daljeje Kurtit dhe Vuçiqit nga lëmshi i sekuencimit të hapave. Sonte fiton Kurti, në mars fiton Vuçiqi dhe krejt janë të kënaqur”, shkroi ndër të tjera Shasha, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Janë dy mënyra për të interpretuar çfarë ka ndodhur sonte.

E para: Në historinë e dialogut kjo natë do të konsiderohet si Nata e Konfuzionit të Madh. Pra askush s’po kupton saktë çfarë ka ndodhur. BE-ja shpalli sukses, Kurti u pajtua, Vuçiqi mohoj krejt, e Amerikanët janë konfuz. Pra takimi i sotëm ishte ose masterpiece diplomatik (pasi që krejt janë të lumtur) ose improvizim spektakolar (pasi që askush spo kupton pse janë të lumtur). Në këtë skenar është e parakohshme që ky dokument i publikuar të quhet marrëveshje e dakorduar. Vuçiqi e mohoj dakordimin dhe nënshkrimet nuk janë vendosur. BE dhe SHBA do të sqarojnë ditët në vijim çfarë saktësisht ka ndodhur sonte.

E dyta: Kurti fitoj një betejë, por jo luftën. Pra ndërkombëtarët pranuan kërkesën e Kurtit se dakordimi për propozimin euro-amerikan nuk duhet ndërlidhur me Asociacionin. Dhe në këtë drejtim BE sonte shpalli propozimin e dakorduar, pa ngritje të Asociacionit si parakusht, dhe pa pëlqimin eksplicit të Vuçiqit. Pra në një sens propozimi iu imponua Vuçiqit sonte. Por tani e gjithë vëmendja do të kaloj tek dakordimi i planit të zbatimit të marrëveshjes dhe tek kërkesa serbe për ngritje të Asociacionit. Pra me fjalë të tjera, sonte ndërkombëtaret i kanë hap një shteg daljeje Kurtit dhe Vuçiqit nga lëmshi i sekuencimit të hapave. Sonte fiton Kurti, në mars fiton Vuçiqi dhe krejt janë të kënaqur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat