Këshilltari i Pacollit: Kurti i ka çuar njerëzit deri në vetëvrasje, sot po e pranon Zajednicën

Aktuale

Këshilltari i Pacollit: Kurti i ka çuar njerëzit deri në vetëvrasje, sot po e pranon Zajednicën

Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 12:09
Jetlir Zyberaj

Këshilltari i Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj, e ka quajtur mashtrues kryeministrin e Kosovës.

Zyberaj, në një reagim në Facebook, pas pranimit në parim të Propozimit Evropian, i cili mes tjerash parasheh “një nivel të duhur të vetë-menaxhimit për komunitetin serb në Kosovë” ka theksuar se Albin Kurti ka abuzuar me ndjenjat e ndjekësve të tij.

Zyberaj ka akuzuar Kurtin se “i ka çuar njerëzit deri në vetëvrasje nëpërmjet manipulimit”, duke akuduar qartë për rastin e Astrit Deharit.

Postimi i plotë:

Rrenc e mashtrues. Albin Kurti ka abuzu me ndjenjat e ndjekësve të tij, duke i çuar njerëzit deri në vetëvrasje nëpërmjet manipulimit.

Rikujtojeni periudhen e deritanishme. Sot e pranoi pa asnjë kundërshtim Zajednicën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat