Paralajmëron Shasha: Shumë shpejt do të kemi vetëm një kusht për Asociacionin

Aktuale

Paralajmëron Shasha: Shumë shpejt do të kemi vetëm një kusht për Asociacionin

Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 20:28
Demush Shasha

Drejtori i Institut Epik, Demush Shasha, ka komentua deklaratën e zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, i cili ka thënë se Kosova ka tri kushte për formimin e Asociacionit.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se shumë shpejt do të mbetet vetëm një kusht për këtë çështje.

“Kur kam thënë se gjashtë kushtet e Kurtit do ti harrojmë shpejt nuk kam menduar se do ti harrojmë kaq shpejt. Nga gjashtë qenkan bërë tre tani. Me këtë ritëm shumë shpejt do të mbetet një kusht.

Dhe në fakt ashtu edhe duhet të jetë. Nëse lexoni qoftë ato gjashtë kushte të Kurtit apo këto tre kushte të Bislimit ato janë në thelb një kusht i vetëm: zbatimi i vendimit të gjykatës Kushtetutese. Këtë besoj e dinë edhe Kurti dhe Bislimi por tani jemi në një rrafsh politik ku manipulimi është fair play i lejueshëm dhe i dobishëm, ndonëse i pahijshëm”, ka shkruar Shasha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat