Ymeri: “Zajednica” ka kaluar, Kurti tashmë i ka thënë po procesit të Asociacionit

Aktuale

Ymeri: “Zajednica” ka kaluar, Kurti tashmë i ka thënë po procesit të Asociacionit

Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 21:11
Visar Ymeri

Analisti Visar Ymeri ka thënë se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe tashmë ka kaluar dhe se si do të quhet, mbetet të shihet.

I ftuar në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, Ymeri ka thënë se tashmë, kreu i ekzekutivit kosovar i ka thënë “po” formimit të Asociacionit.

“Zajednica ka kalu, tash a do ta kete emrin ‘Zajednicë’ a ndryshe kjo mbetet të shihet por më është pranuar mendoj unë. Logjika e cila thotë se për komunitetin serb në Kosovë duhet të ketë autonomi të veçantë e cila është edhe e organizuar territorialisht dhe besoj do ta gjejë mbështetjen dhe siguresën e vet juridike momentin kur mbaron ky proces i negocitatave”, ka deklaruar Ymeri gjersa ka theksuar se “ tashmë Kurti i ka thënë po procesit të Asociaconit”.

Krahas kësaj, ai ka thënë se mospajtimi në Bruksel qëndronte tek sekuenca kohore, se a do duhej të realizohej së pari Asocacioni pastaj plani franko-gjerman, anasjelltas apo të dy njëherit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat