Kryeziu: Pika shtatë e planit evropian është jashtëzakonisht shqetësuese

Aktuale

Kryeziu: Pika shtatë e planit evropian është jashtëzakonisht shqetësuese

Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 22:51
Laura Kryeziu

Laura Kryeziu, analiste politike, ka thënë se pika e shtatë e planit franko-gjerman është jashtëzakonisht shqetësuese.

“Është hera e parë që e shohim pikën shtatë në këtë formulim, e cila është jashtëzakonisht shqetësuese sidomos kur nënvizohet vetë menaxhimi dhe një linjë direkte e financimit me Serbinë”, ka thënë Kryeziu.

Kryeziu tha se delegacioni i Kosovës ua ka borxh qytetarëve t’u shpjegohet se çfarë ndërlidhje ka Asociacioni me pikën shtatë të planit evropian.

Ajo shtoi se ka shumë paqartësi në lidhje me këtë marrëveshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat