Flet shqiptarja nga Kosova që pajtoi 112 gjaqe, rasti ekstrem – falja mes dy vëllezërve

Aktuale

Flet shqiptarja nga Kosova që pajtoi 112 gjaqe, rasti ekstrem – falja mes dy vëllezërve

Më: 1 mars 2023 Në ora: 11:47
Mirvete Klaiqi Rashiti

Mirvete Klaiqi Rashiti është një aktiviste me emër në Kosovë, pasi njihet si gruaja që pajtoi 112 gjaqe. Ajo ishte studente në kohën që mori këtë nismë, duke përjetuar nga afër shumë drama të familjeve shqiptare.

Në një lidhje me Skype, Mirvetja tregoi edhe një rast prekës, që i kishte ngelur në memorie, siç ishte ai ku vëllai kishte vrarë vëllain për çështje pronash dhe me ndihmën e saj pas 30 vitesh familjet e falën gjakun dhe u takuan me njëra-tjetrën.

VIDEO KËTU

“Pajtimi i gjaqeve në Kosovë konsiderohet si një ndër periudhat më të bardha të historisë shqiptare. Hasmëritë disavjeçare morën fund me një procedurë të tillë, ku është dashur dhembshuria, mbijetesa dhe solidariteti. Më 2 shkurt të vitit 1990 nisi ky aksion humanitar i faljeve të gjaqeve.

Në atë kohë unë isha studente në Universitetin Filozofik dega Histori në Prishtinë. Më pas kjo mori përmasa të gjera për afrimin e familjeve disavjeçare. Si vajzë e re që isha merrja shumë respekt dhe dashuri nga të gjitha familjet. Ndjenin se kishin trokitur në shtëpitë e tyre për t’i liruar nga një brengë shumë e madhe.

Vetëm personat që kanë marr pjesë në pajtimet e gjaqeve dhe ngatërresave i kuptojnë lotët e familjeve kur familjeve kur falnin gjakun. Kemi shumë raste, po do të veçoja një rast kur vëllai fal gjakun e vëllait te vëllai. Kjo ka qenë diçka që nuk ka mundur të paramendohet. Ishte në një fshat kur për një çështje prone ishin vrarë vëllezërit mes veteve.

Ata ishin shpërngulur me një qytet dhe 2 të tjerë kishin në fshatin ku kishin jetuar. Mbas 30 vjetësh ne jemi afruar për t’i bashkuar si familje. Ka qenë një situatë shumë e dhimbshme, ka pasur shumë lot, sidomos kur u takuan nipërit dhe mbesat me njëra-tjetrën”, rrëfeu ajo e emocionuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat