Pasi u takua me Vuçiqin, Dodik tregon kë po e pret nga Kosova

Aktuale

Pasi u takua me Vuçiqin, Dodik tregon kë po e pret nga Kosova

Më: 1 mars 2023 Në ora: 14:37
Politikani destruktiv serb, Milorad Dodik

Politikani destruktiv serb, Milorad Dodik i cili drejton Republikën Serbe në Bosnje në Hercegovinë do të pres në takim disa studentë serbë nga Kosova.

I sanksionuari nga SHBA-ja, Dodik së fundmi është takuar me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq i cili i ka raportuar Dodikut për takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Pos me Dodikun studentët nga Kosova do të priten edhe nga kryeministri i Republikës Srpska, Radovan Vishkovi, ka raportuar Tanjug.

Dodik njihet për qasjen e tij pro Kremlinit, ai shpesh jep deklarata kundër pavarësisë së Kosovës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat