Reagon zëvendëssekretari i NATO-s për raportet Kosovë-Serbi

Aktuale

Reagon zëvendëssekretari i NATO-s për raportet Kosovë-Serbi

Më: 1 mars 2023 Në ora: 17:13
Mirce Geoana

Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mirce Geoana, ka zhvilluar një bisedë telefonike me të dërguarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Geoana thotë se mirëpresin hapat e mëtejshëm të Prishtinës dhe Beogradit në rrugën e noramlizimit dhe se kërkojnë përparim të mëtejshëm.

Tutje, ai thotë se NATO mbetet fuqishëm e përkushtuar ndaj paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

“Pata një telefonatë të mirë me përfaqësuesin special të BE-së, Miroslav Lajçak. Ne mirëpresim hapat e mëtejshëm të Beogradit dhe Prishtinës në rrugën e normalizimit dhe kërkojmë përparim të mëtejshëm. NATO mbetet fuqishëm e përkushtuar ndaj paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë KFOR-in”, ka shkruar Geoana në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat