Basha i “habitur”: Nuk po dua të besoj që Vuçiqi e mashtron ShBA-në kaq lehtë

Aktuale

Basha i “habitur”: Nuk po dua të besoj që Vuçiqi e mashtron ShBA-në kaq lehtë

Më: 1 mars 2023 Në ora: 17:57
Dimal Basha

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka reaguar pas deklaratë së mbrëmshme se do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në OKB.

Sipas Bashës kjo përbën shkelje të nenit 4 të marrëveshjes e cila u pranua në Bruksel, por që BE-ja nuk po e komenton këtë deklarëtë dhe e shpërbleu Serbinë me qindra milionë dollarë.

Ai tutje ka shkruar se “nuk dëshiron të besoj që Vuçiqi po i mashtron ShBA-të, kaq lehtë”.

Postimi i plotë:

Vuciqi mbrëmë paska thënë se do ta kundërshtoj anëtarësimin e Kosovës në OKB, që bën shkelje të qartë të Nenin 4 të propozimit të BE-së.

Pra kjo është situata dashamirë,

𝐃𝐢𝐭𝐚 𝟏 - Vuçiq zotohet për planin e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën para BE-së e SHBA-ve.

𝐃𝐢𝐭𝐚 𝟐 - Serbia shpërblehet me qindra milionë dollarë!

𝐃𝐢𝐭𝐚 𝟑 - Vuçiq e shkel atë zotim!

Ne e njohim mirë, për BE-në nuk du me komentu, por nuk po du me besu që Vuciqi i mashtron SHBA-të kaq lehtë!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat