Haradinaj ngushëllon Greqinë pas aksidentit hekurudhor: Kjo ngjarje tragjike na ka prekur të gjithëve

Aktuale

Haradinaj ngushëllon Greqinë pas aksidentit hekurudhor: Kjo ngjarje tragjike na ka prekur të gjithëve

Më: 1 mars 2023 Në ora: 18:23
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj përmes profilit të tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka ngushëlluar popullin grek pas aksidentit hekurudhor që ndodhi sot në Greqi. Në shkrimin e tij ai u ka uruar shërim të lënduarve nga ky aksident.

Shkrimi i plotë:

Shpreh ngushëllimet më të sinqerta ndaj shtetit grek si dhe familjarëve të viktimave në aksidentin hekurudhor që ndodhi sot në Greqi. Kjo ngjarje tragjike na ka prekur të gjithëve.

Lutemi për shërim sa më të shpejt të të lënduarve!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat