Halimi për Kurtin: Në vend se të postonte ndonjë rezultat të qeverisjes së tij, ai bën fushatë duke u ulur në karrocë

Aktuale

Halimi për Kurtin: Në vend se të postonte ndonjë rezultat të qeverisjes së tij, ai bën fushatë duke u ulur në karrocë

Më: 1 mars 2023 Në ora: 18:31
Sibel Halimi

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi ka adresuar kritika ndaj kryeministrit Albin Kurti, pasi sipas saj, në Ditën Ndërkombëtare të Përdoruesve të Karrocës, kryeministri në vend se të postonte ndonjë rezultat të qeverisjes së tij, ai bën fushatë duke u ulur në karrocë.

“Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Përdoruesve të Karrocës, kryeministri i vendit do të duhej të postonte ndonjë rezultat të qeverisjes së tij. Diçka që e dallon nga të tjerët. Fushata duke u ulur në karrocë është tallëse.”

Postimi i plotë:

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Përdoruesve të Karrocës, kryeministri i vendit do të duhej të postonte ndonjë rezultat të qeverisjes së tij. Diçka që e dallon nga të tjerët.
A është bërë ndonjë hap në përmirësimin e të drejtave të kësaj kategorie të shoqërisë? A është eliminuar ndonjë pengesë? Fushata duke u ulur në karrocë është tallëse, kryeministër?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat