Bajrami thotë se disa policë këtë muaj kanë pranuar pagat me ulje

Aktuale

Bajrami thotë se disa policë këtë muaj kanë pranuar pagat me ulje

Më: 1 mars 2023 Në ora: 18:45
Hykmete Bajrami

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se këtë muaj disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës jo vetëm që nuk kanë marrë paga të barabarta, por kanë marrë edhe pagën me ulje.

Ajo ka thënë se gjatë ditës së parë të muajit mars kanë pranuar detaje se si punëtorëve të sektorit publik u janë kredituar pagat në llogaritë e tyre dhe sipas saj, diferenca është 50 deri në 60 euro dhe nuk është siç ka premtuar Qeveria e Kosovës me koeficientin e ri që diferenca të jetë deri 100 euro.

Ne kemi marrë sot gjatë gjithë ditës detaje se si njerëzve u janë kredituar pagat në llogaritë e tyre, dhe diferenca është 50 deri në 60 euro assesi nuk është deri 100 euro. Po flas për mësimdhënësit nga klasa 10 deri në klasës e 12-të, ndërkohë që për mësimdhënësit klasa 6-të deri në 9-të shkolla fillore e ulët është me rritje page vetëm 90 euro, gjë që premtimi nga kryeministri është që kjo rritje do të jetë 167 euro. Ndërsa, Gjithë policëve sot pagat ju kanë dalë nëse jo të barabarta ju kanë dalë edhe më të vogla”, është shprehur Bajrami.

Kujtojmë se të martën e 28 shkurtit dhe të mërkurën, më 1 mars ka pasur reagime të shumta lidhur me pagat që i janë dhënë sektorit publik.

Ndërkaq, Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se për përcaktim të shtesave, procesi i mbledhjes së të dhënave dhe finalizimit të listave është duke vazhduar, dhe sipas njoftimit këto shtesa për muajin shkurt do të paguhen në mënyrë retroaktive në pagën e muajit mars.

Në lidhje me këtë njoftim, Bajrami e LDK-së ka thënë se është vetëm sa për  amortizim të pakënaqësive.

“Ne e kemi parë njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, kam shumë frikë se është vetëm për amortizim të pakënaqësive, sepse konkretisht flet vetëm për tre shtesa”, ka deklaruar ajo.

Ministria e Financave dhe Ministria e Punëve të Brendshme më 28 shkurt, kishte njoftuar se të gjithë zyrtarët publikë se do të disbursohen pagat e para sipas Ligjit për Paga, i cili ka hyrë në fuqi me datën 5 shkurt 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat